Dragon Ball Vjen Me Një Projekt Të Ri

Dragon Ball Super mund të ketë transmetuar episodin e tij final këtë vit, por kjo nuk do të thotë që Toei Animation do të largohet nga seria. Këto ditë, kompania ka ndarë me ne lajmin se një Grup i Plotë përgjegjës është gati për krijimin e më shumë serive të Dragon Ball, dhe projekti i parë i grupit më në fund është shpallur.

A jeni gati për më shumë Dragon Ball? E pra, bëhuni gati sepse një anime e re po vjen për serinë, dhe ajo po i befason që të gjithë.

Në Twitter, Grupet e Fansave anime filluan të gumëzhijnë, kur një burim i njohur i  Weekly Shonen Jump zbuloi një nga njoftimet e mëdha të revistës këtë javë. Nëse raporti i fundit i Yonkou Productions është i saktë – dhe zakonisht është – atëherë Dragon Ball Heroes po merr një anime shtesë.

Para se të jeni shumë të ngazëllyer, ka disa paralajmërime që duhet të dini. Anime është thënë të jetë një titull PR, e përdorur në mënyrë rigoroze për të promovuar një titull të veçantë. Në këtë rast, anime-ja do të jetë promovimi i video lojës  Dragon Ball Heroes dhe harqeve të saj të fundit. Serija do të jetë gjithashtu e shkurtër me një numër të pashqyrtuar të episodeve, kështu që nuk ka të dhëna për sa kohë shfaqja do të zgjasë ose se si do të debutojë.

Dragon-Ball-Heroes-Anime-Visual-001-20180517

Sa i përket premierës së tij, Dragon Ball Heroes do të shfaqë episodin e parë këtë verë. Premiera do të fillojë të shfaqet më 1 korrik në një event Dragon Ball në Ion Lake Town, kështu që netizenët shpresojnë që seria e plotë të fillojë gjatë sezonit të verës.

Nëse jeni kurioz sesi kjo anime do të jetë, atëherë do të jetë mirë të shikoni misionet e fundit të Super Dragon Ball Heroes. Ekskluziviteti i video lojës është i njohur në Japoni dhe dihet se ka linja të përpunuara të mbushura me materiale jo kanonike (non cannon). Jo vetëm që loja bënte vetë marrjen e saj në harkun ‘Mbijetesa Universale’ që shihej në Dragon Ball Super, por saga e fundit ka të bëjë me Tranksin e të Ardhmes. Planeti i ri ‘Prison’ ndjek një njeri me emrin Fu që përdor Sferat e Dragoit për të thirrur një Sajan të keq, dhe ai fillon burgosjen e të gjithë luftëtarëve më të mëdhenj të Tokës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s