Inuyashiki “Tallet” Me Donald Trump

 

Pavarësisht nga ndjenjat tuaja në lidhje me Presidentin e tanishëm të Shteteve të Bashkuara, shumë nga industritë e animeve dhe mangave e kanë marrë atë brenda tyre, për ta përshkruar Donald Trump në një mënyrë madhështore që të bën të mbash barkun me dorë.

Anime më e fundit që e ka bërë këtë është Inuyashiki: Last Hero. Episodi i njëmbëdhjetë i serisë, kohët e fundit paraqiti një perlë nga Trump që nuk e tregoi Presidentin si një karakter të mirë.

Gjatë episodit të njëmbëdhjetë, personazhet zbulojnë se një meteor po shkon drejt Tokës dhe njerëzimi së shpejti do të shkatërrohet. Duke përshkruar Trump si Presidenti i cili reagon ndaj lajmit, ai thotë, “Për tri ditë, një asteroid gjigant do të përplaset në Tokë, unë kam jetuar mjaft gjatë, madje unë jam bërë President i kësaj toke të mrekullueshme. Ju dështakë mund të bëni ç’të të doni tani e tutje. “

Ndërkohë që kjo parodi është për të qeshur, është edhe paksa e trishtuar. Sidomos kur e krahason me versionin origjinal të mangas së Oku-t, ku Trump është shprehur kështu, “Kam jetuar aq sa duhet, sa kam bërë gjithçka që kam dashur të bëj. “Vidhni, përdhunoni, vrisni, bëni më të keqen e mundshme, ju krimba!” Që tani e tutje, vrasja është e ligjshme! ”

DRqcY_uVwAAKHia

Aq e famshme sa është kjo batutë, me siguri do të jetë edhe në film, i cili sapo nxorri trailerin e tij. Inuyashiki është një nga animet që nuk duhet humbur.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s