Traileri i Filmit të “Dragon Ball Super”, Informacione dhe më shumë. Ja data e publikimit.

 

Filmi më i ri i “Dragon Ball Super” i cili do të jetë mbi Origjinën e Sajanëve do
të publikohet më datë 14 Dhjetor të vitit 2018. Tani, kemi vetëm Trailerin e
parë dhe një foto të dizenjimit të personazheve. Në Trailer shfaqet një
personazh për të cilin regjisori tha se mund të jetë një sajan, i cili duket të
fillojë një betejë me Gokun, heroin e Tokës dhe njëkohësisht personazhi
kryesor. Është bërë e ditur se për këtë film, skenari do të bëhet nga vetë
Mjeshtri Akira Toryiama dhe gjithashtu ai do të dizenjojë modelet e
personazheve.

Stafi i Filmit
Akira Toryiama ─ Skenari dhe Dizenjimi i Personazheve
Tatsuya Nagamine ─ Regjisori i Filmit
Naohiro Shintani ─ Regjisori i Animimit
Kazuo Ogura ─ Regjisori i Artit

Komentet e Toryiamës mbi Filmin:

“Ky film i Dragon Ball Super është historia e radhës pas animes televizive që
po transmetohej deri më 1 Prill. Historia zhvillohet pas kulmit të Turneut të
Fuqisë, ku fati i universit ishte në rrezik, dhe pushimi i shkurtër që vijon. Do të
japë disa detaje të mëparshme të pashkruara rreth Sajanëve dhe Frizës, si dhe dragon-ball_goku
një kundërshtar i fortë i shumëpritur për të ardhur, dhe unë mendoj se do të jetë një histori e bukur!
Nga “Beteja e Zotave” dhe filmi i fundit ‘Ringjallja e F’ në filmin e tanishëm, unë kam shkruar me kujdes dhe kam pasur kënaqësinë të nxjerr shumë dizajne dhe gjëra të ngjashme. Unë jam në të vërtetë më i zënë se kurrë, por
përderisa nuk kam pse të serializojë ndonjë gjë, kam kohë për të menduar për animen, që dikur e kisha në duar (qesh) Pra, ju lutem priteni filmin!

Meqë ra fjala, anime mbaron për momentin, por manga popullore e Toyotarō (pesë vëllime deri tani!) po vazhdon. Unë mendoj se do të ketë zhvillime të ndryshme nga anime dhe filmi, prandaj ju lutem priteni atë. Unë për vete do ta
bëj!”

Me këtë Toryiama jep një të dhënë se Dragon Ball Super mund të vazhdojë pas Filmit në 2019.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s