Asenshu Jep Njoftimin Për Një Surprizë Në Verë. Summer Anime Fest 2018.

Asenshu, Faqja më e Madhe Shqiptare Për Anime ka dhënë lajmin se ka një surprizë për të gjithë ndjekësit e tyre. Gjatë sezonit Veror ata do të sjellin një Projekt mjaft të madh, në të cilin duket se ka shumë surpriza. Deri më tani njoftimi është sipërfaqësorë dhe jo në detaje. Vetë Organizuesit nuk kanë dashur të japin mjaft detaje dhe janë shprehur se do të ketë Anime për të gjithë llojet e Fansave, që nga Aksion deri tek Dramë, por sa për emrat, ata na kanë dhënë vetëm disa. “Është diçka që nuk është organizuar kurrë në Shqipëri” u shprehën ata, nuk duam që të prishim surprizat. Animet do të vijnë si “Bomba” dhe pa orar. Për më shumë lexoni se çfarë na kanë thënë kur pyetëm organizatorët:

Summer Anime Fest, do të fillojë më datë 1 Korrik 2018 dhe do të zgjasë deri më 1 Shtator, pra do të jetë një organizim dy mujor dhe gjatë muajve të Verës. Kemi zgjedhur këtë datë sepse na u duk më e përshtatshmja për të gjitha moshat duke patur parasysh dhe Provimet që privojnë nga të shikuarit Anime. Ky event është krijuar me qëllimin që gjatë 2 muajve të hidhen shumë nga Animet e kërkuara nga Fansat. Grupet tona të përkthimit dhe e gjithë Studio e Asenshu ka filluar punën dhe janë duke dhënë maksimumin. Deri më tani kemi lançuar vetëm një Trailer, atë të ReLIFE që është një nga Animet e para që do të lançohet. Një Listë të plotë nuk mund të japim sepse pastaj, nuk do të quhej surprizë. 🙂 Dimë thë themi se asnjë nga fansat nuk duhet të shqetësohet, është menduar për secilin nga ju, askush nuk do të ngelë pa gjetur Animen e Zemrës. Përkthyesit tanë kanë filluar punën dhe episodet që po përkthehen po hidhen në Serverin tonë, por vetëm ata me VIP PASS mund t’i shohin. Ata që duan VIP PASS, dy të parët që kontaktojnë dhe i nënshtrohen Testit tonë, mund të marrin VIP PASS pa pagesë. Kemi diktuar disa nga fansat tanë më të mirë dhe brenda disa ditëve do të marrin një VIP PASS. Duam të falenderojmë të gjithë ata që na kanë suportuar gjatë këtyre 6 Muajve, dhe duam t’i themi që më shumë gjëra po vijnë për ju. Vetëm prisni 😉

Lista më poshtë nuk është e plota vetëm ato që na janë dhënë, Lista do të përditësohet çdo herë që do të marrim informacion të ri.

  1. ReLIFE
  2. Inuyashiki: The Last Hero
  3. King of Thorn
  4. The Girl who Leapt through Time
  5. Dragon Ball Z: World’s Strongest (Remastered)
  6. Dragon Ball Z: Revenge of Cooler
  7. Naruto Shippuden: Provimet Çunin! Naruto vs. Konohamaru!
  8. Naruto Shippuden: Sazuke dhe Itaçi
  9. Nuk kemi të drejtë të shfaqim më shumë…

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s