“Dragon Ball Super” Zbulon fuqinë e Tmerrshme të Armikut të Ri

Manga e Dragon Ball Super ka nisur harkun e ardhshëm pas ngjarjeve të Dragon Ball Super: Broly, dhe me një hark të ri vjen një armik i rrezikshëm i ri. Por sa e rrezikshëm?

Kapitulli i fundit i serisë paraqiti zyrtarisht Ngrënësin e Planeteve Moro në seri, një kriminel i fuqishëm që mund të gllabërojë forcën jetësore të planetëve të tërë dhe ta përdorë atë për të rritur forcën e tij.

Harku i “Galatic Patrol Prisoner” vazhdon në Kapitullin 43 të serisë dhe fillon me një tregues që shpjegon pse patrullimi Galaktik kishte nevojë për Majin Buu në kapitullin e mëparshëm. Në një betejë me Daikaioh-in (të cilin Buu e kishte gllabëruar para ngjarjeve të Harkut të Majin Buu), Keqbërësi i ri Ngrënësi i Planeteve Moro duket të jetë një magjistar i cili hedh meteorë masiv tek Daikaioh. Pasi ky sulm nuk arrin ta vrasë, Moro pastaj e vendos dorën drejt një planeti të afërt dhe mbledh energji nga ai, ashtu si Goku bën për Bombën e Shpirtit.

Por në vend që ta mbledhë atë për një sulm, ai në vend ha forcën e jetës për të rritur fuqinë e tij deri në pikën e të qënit në gjendje për të nisur një sulm masiv rrufeshë. Ngrënësi i Planeteve Moro është zbuluar se ka shkatërruar 320 planetë të tjerë në këtë mënyrë më parë, dhe është mundur vetëm kur Daikaioh përdor një teknikë të veçantë (e cila është shumë e rrezikshme për ta mësuar të tjerët) që vulos magjinë e tij.

Merus i Patrrullës Galaktike shpjegon se Moro ishte një luftëtar i aftë edhe pa magji dhe arriti të mbijetojë edhe dënimin me vdekje për dhjetë milionë vjet. Por tani ata dyshojnë se ai e ka fituar magjinë e tij pas kësaj kohe dhe kështu ka dal nga burgu. Me Goku-n dhe Vexhita-n të rekrutuar në Patrullën Galaktike për të ndihmuar kundër këtij kërcënimi, kapitulli përfundon me një tjetër shfaqje surprizuese të fuqisë së Moro-s.

Në fund të kapitullit, Goku kërkon për Ki-në e Moro-s dhe e gjen atë në një zonë të izoluar. Por kur ai e bën kontaktin, Moro e ndjen Gokun gjithashtu dhe Goku duket sikur është i befasuar nga sa i fuqishëm është prezenca e Moro-s. Ashtu si fansat e Dragon Ball e dinë, Goku dhe Vexhita nuk kanë fat të mirë kundër magjistarëve, kështu që Ngrënësi i Planeteve Moro mund të jetë kërcënimi më i madh që ata kanë ndeshur në seri.

Dragon Ball Super 43 - Page 45
Paneli i Fundit i Kapitullit 43 (Dragon Ball Super – Manga nga Toyotarō )
Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s